Unike dhe me stil, e tillë është kjo vazo dekorative në formën e një çante. Një zgjedhje ideale për ata që duan të kënë elementë të veçantë në ambientet dhe raftet e tyre. Ju mund ta përdorni si një dekorues apo edhe si një mbajtëse për lulet tuaja artificiale. Vjen e përbërë nga materiali xham transparent, me një thyerje të këndshme të ngjyrës portokalli që i jep një pamje edhe më të bukur. Me një dizanj që do të rrëmbejë menjëherë vëmendjen tuaj. Mund ta përdorni në dhomën tuaj të gjumit, në ambientet e ndenjes apo edhe në raftet tuaja duke i shtuar më shumë hijeshi. Ky objekt dekorues vjen në përmasat 20x10xH26 cm.