Suplement ushqimor me acid askorbik (vitaminë C), që është një vitaminë thelbësore për kryerjen e funksioneve të organizmit. Vitamina C merr pjesë në sintezën e kolagjenit në kocka, dhëmbë, lëkurë, kërce, tendina dhe enë të gjakut. Ky element kontribuon në shumë procese të rëndësishme në trup, si: sinteza e tirozinës, shndërrimi i acidit folik në acid hidroksifolik, në metabolizmin e karbohidrateve, sinteza e lipideve dhe proteinave, metabolizmi i hekurit, rritja e rezistencës ndaj infeksioneve dhe pjesëmarrja në frymëmarrjen e qelizave. Vitamina C ka një funksion antioksidant, duke ndihmuar në neutralizimin e radikaleve të lira. Teknologjia e çlirimit gradual të vitaminës C nga tableta mundëson përthithjen maksimale të përbërësve aktivë në organizëm dhe ul mundësinë e mbingarkesës së veshkave.