Stekë shkundëse ulliri me bateri, Einhell, GE-FS 18/53 Li-Solo, 2.2 - 3.1 m, teleskopike, trup alumini, kokë me fibra karboni

Në stok
Kodi
610739
€271.95
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Stekë shkundëse me bateri për pemë ulliri/frutore Einhell GE-FS 18/53 Li-Solo e bën kohën e korrjes shumë më të lehtë dhe efikase. Qoftë për pemë ulliri apo pemë frutore, kjo pajisje e lehtë dhe praktike, me fuqi të lartë ofron një punë pa mundim dhe pa ju harxhuar kohën tuaj.Steka është pjesë e familjes Power X-Change – që do të thotë se të gjitha bateritë, pajisjet dhe karikuesit të kësaj linje mund të kombinohen lirshëm me njëri-tjetrin.Koka e stekës punon me një lëvizje të qëndrueshme anësore, me një gjerësi pune që varion nga 28 deri në 53 cm, duke u futur lirisht nëpër degë për të rrëzuar frutat. Ka 8 kunja të fortë, të gjatë 31 cm, të prodhuar nga karboni, të cilat janë të pavarura në lëvizje për të shkundur frutat ose ullinjtë nga degët. Shpejtësia e kësaj lëvizjeje mund të rregullohet lehtësisht nëpërmjet një çelësi kontrolli. Çdo kunjë karboni mund të ndërrohet me lehtësi.Për të arritur degët më të larta, gjatësia totale e pajisjes mund të rregullohet nga 220 deri në 310 cm nëpërmjet funksionit teleskopik. Një dorezë ndihmëse e vendosur në pjesën e pasme e bën më të lehtë përdorimin në lartësi.Për punë të gjata dhe të vazhdueshme, funksioni i punës pa ndërprerje dhe dizajni ergonomik me sipërfaqe Softgrip ofrojnë rehati maksimale. Rripi i rregullueshëm për mbajtje siguron shpërndarje optimale të peshës gjatë përdorimit. Për ruajtje praktike dhe kursim hapësire, në paketim përfshihet edhe një mbajtëse muri.
Specifikime teknike
  • Gjatësia: 2.2 - 3.1 m
  • Materiali i strukturës: Alumin
  • Modeli: GE-FS 18/53 Li-Solo
  • Marka: Einhell
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Stekë shkundëse ulliri me bateri, Einhell, GE-FS 18/53 Li-Solo, 2.2 - 3.1 m, teleskopike, trup alumini, kokë me fibra karboni
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved