Falë formulimit të tij novator, prodhon një shkumë aktive që lejon një veprim më të mirë të larësit në sipërfaqet vertikale, duke bërë të mundur kështu një pastrim më efektiv.
Pastron me lehtësi mbetjet nga pluhuri i frenave dhe papastërtitë e forta nga disqet.
Produkti është i gatshëm për t’u përdorur për pastrimin e çdo lloj disqesh si, disqe aliazhi, çeliku dhe për pastrimin e tasave plastik të disqeve.
Specifik për disqet e kromuar.
Rikthen shkëlqimin në sipërfaqen e pastruar.
Nuk përmban acid dhe është i përshtatshëm me gomën, bojën dhe plastikën.
FUSHAT E PËRDORIMIT
Rekomandohet për pastrim të shpejtë të disqeve të makinave dhe motoçikletave.
TIPARET TEKNIKE
Ngjyrë rozë
Aromë squfuri
pH 7.0 (neutral)
MËNYRA E PËRDORIMIT
Sprucojeni në ato sipërfaqe që doni që t’i pastroni dhe lërëni për 3-5 minuta të veprojë derisa shkuma të ndryshojë ngjyrën në të kuqe/ vjollcë.
Hiqini papastërtitë me ndihmën e një furçeje të butë ose një sfungjeri.
Shpëlajini sipërfaqet e trajtuara plotësisht me ujë derisa solucioni të hiqet i tëri.
Për rezultate më të mira mund t’i shpëlani sipërfaqet e trajtuara me ujë me presion.
PARALAJMËRIM
Mos e aplikoni këtë produkt në sipërfaqe të nxehta dhe shmangni tharjen e produktit në pjesët e trajtuara para shpëlarjes me ujë të bollshëm.
Duke pasur parasysh llojet e ndryshme të lidhjeve metalike që ndërtojnë materialet e ndryshme të cilat ndërtojnë disqet e ndryshëm, ne rekomandojmë një testimin paraprak në një zonë të vogël në sipërfaqen që ju dëshironi të trajtoni. Në këtë mënyrë ju do të mund të realizoni pastrimin dhe të jeni të sigurtë duke mos dëmtuar asgjë.
RUAJTJA
Në paketim të pahapur, në temperaturë ambienti dhe larg rrezeve të diellit mund të ruhet të paktën 3 vjet.
PAKETIMI
Bidon plastik PVC me sprucator
Sasia: 500ml