Përjetoni komoditetin dhe elegancën me setin e dushit "Poseidon Satin", një zgjedhje ideale për banjot moderne që kërkojnë funksionalitet dhe stil. Ky set përfshin shufrën, tubin fleksibël, kokën e lëvizshme me 1 funksion si dhe kokën e dushit statike. Koka e lëvizshme është prej materiali inoks cilësor me diametër 10 cm. Koka statike është e përbërë prej inoksi, me një diametër 25 cm dhe tepër i hollë, duke i dhënë një pamje elegante. Gjithashtu është shumë i lehtë për tu pastruar falë pikëzave të buta prej silikoni që parandalojnë grumbullimin e kripërave. Shufra e dushit me gjatësi të ndryshueshme nga 83 deri 118 cm është prej çeliku me finish mat, duke i dhënë një pamje fine. Gjithashtu tubi fleksibël 150 cm është prej materiali PVC që e bën rezistent ndaj përthyerjeve, nxehtësisë dhe dëmtimeve të tjera. Ky set dushi është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një kombinim të shkëlqyer mes funksionalitetit, stilit dhe qëndrueshmërisë, duke e kthyer çdo dush në një përvojë relaksuese dhe luksoze.