Eau de parfum (EDP) për femra, me përqendrim 15-20% të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt agrumesh, ekstrakt bergamoti, limon, dru kedri, ekstrakt mandarine, lule irisi, mente Patchouli, vetiver, jaseminë, esencë trëndafili, temjan, vanilje, esencë Opoponax, vaj civet, dru sandali, bizele Tonka dhe misk. Ka një aromë delikate lulesh dhe frutash ekzotike. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë, parakrahë dhe pas veshëve.