Marker për tabelë të bardhë, prej materiali plastik rezistent, me kapak mbrojtës, me majë të përforcuar në formë plumbi me diametër 4 mm, që i reziston presionit të ushtruar nga dora gjatë shkrimit, dhe me gjerësi të vijës prej 1.7-3.5 mm. Markeri ka bojë me bazë uji në ngjyrë blu dhe ka strukturë ergonomike transparente, që e bën praktik në përdorim dhe lejon kontrollimin e nivelit të bojës në rezervë. Përdoret në tabela të bardha, në zyra, shkolla apo institucione të tjera dhe mund të fshihet me lehtësi nga sipërfaqja e tabelës pa përdorur ujë.