Mobilja me kosha robash "Izuka" do i japë gjallëri dhe një pamje moderne banjës tuaj. Prodhuar në material bambu ideal për ambjente me lagështirë dhe avuj si banjo. Struktura prej drurit të bambusë jo vetëm që ofron stabilitet por është edhe estetike. E pajisur me 2 kosha stofi ngjyrë gri me hapje të rrëshqitshme, kjo mobilje do ju thjeshtojë procesin e larjes. Me kapacitet prej 60 l është e përshtatshme për një familje të madhe. E pajisur me dy doreza për varjen e peshqirave por edhe për mobilitet të thjeshtuar.