Komoditeti dhe cilësia janë elementët kyç që e bëjnë një karrige ngrënie perfekte për dhomën tuaj të ngrënies. Këto element i gjeni lehtësisht në Megatek, te karrigia ""Salno"". Kjo karrige elegante përbëhet nga një strukturë e qëndrueshme druri që siguron jetëgjatësi të produktit. Pjesa e ulëses është prej tapicerie tekstili në ngjyrë bezhë që e bën të përsosur për dhomat moderne të ngrënies. Përveç kësaj, karrigia ""Salno"" ka një funksion shtesë, pasi ajo është me rrotullim, duke ofruar lëvizshmëri dhe fleksibilitet në çdo situatë, duke e bërë atë një zgjedhje perfekte për tavolinat e ngrënies, hapësira pune, apo ambiente të tjera që kërkojnë mobilje funksionale dhe elegante.