Fresibël me bateri Einhell AXXIO 18/125 është një mjet majft praktik kur punoni. I fuqishëm, pa tela dhe i lehtë për t'u përdorur. Fresibli me bateri është pjesë e familjes së produkteve Power X-Change, ku bateria mund të përdoret në të gjitha pajisjet në serinë e sistemit. Pajisja mundësohet nga motori pa karbonçina Einhell PurePOWER i cili ofron më shumë fuqi dhe një kohë më të gjatë funksionimi sesa motorët e zakonshëm. Funksioni i nisjes së butë dhe mbrojtja e rinisjes e bëjnë atë më të sigurt për t'u përdorur. Ndërkohë, puna e rehatshme sigurohet nëpërmjet dizajnit fin me dorezën e tij të butë ergonomike dhe dorezën tjetër shtesë. Për fleksibilitet, doreza shtesë mund të vendoset në dy pozicione. Fresibli është i pajisur gjithashtu edhe me mbrojtje nga mbingarkesa.