Çaj për trajtimin e reumatizmës, me një përzierje bimësh mjekësore, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma. Dëllinja ka efekt diuretik dhe ndihmon në pastrimin e klorureve dhe të azotit, duke i nxjerrë jashtë trupit në formën e uresë dhe duke lehtësuar reumatizmën e kyçeve. Hithra nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë, lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga reumatizma dhe pasuron organizmin me vitamina si A1, B2, C dhe K. Rozmarina ndihmon në trajtimin e reumatizmës së nyjeve si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Rrënja e gjuhënuses përmban saponina, heterozid flavonik, esencë dhe përbërës të tjerë, të cilët kanë veti diuretike, që stimulojnë urinimin dhe pakësojnë irritimin e rrugëve urinare dhe të reumatizmës. Fletët e mështeknës përmbajnë saponinë, rrëshirë, vitaminë C, taninë dhe flavonoide që nxitin veprimin diuretik dhe ndihmojnë në lehtësimin e reumatizmës dhe të dhimbjes së kyçeve. Lëvorja e shelgut në sajë të salicinës që përmban, ndihmon në përftimin e acidit salistik dhe rekomandohet kundër reumatizmës kronike. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.