Çaj i zi, me një përmbajtje të pasuruar me polifenole, katekinë dhe teinë, të cilat janë substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut. Përmbajtja e katekinës dhe teinës në gjethet e çajit ka veti antioksiduese, ndihmon në rënien në peshë, ndihmon në uljen e kolesterolit, ka veti anti-diabetike, si dhe ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe parandalimin e rënies së flokëve. Përdorimi i çajit të zi rregullisht ndihmon në uljen e presionit sistolik dhe diastolik të gjakut, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës dhe ul riskun e sëmundjeve kronike. Mënyra e përgatitjes: Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan çaji. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryrjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me një fetë limon ose portokall.