Çaj bimor qetësues për dhimbjen e kokës 90 g

Në stok
Kodi
900089
€2.09
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Çaj bimor, i cili përmban kamomil, lëvore shelgu, mente, sumbullbar, gjethe sherebele dhe bar blete, me efekt qetësues, që vepron drejtpërdrejt në sistemin nervor qendror, duke larguar dhimbjet e kokës. Kamomili përmban esencë me kamazulen, bisabolol dhe farnesen, duke nxitur djersitjen, duke qetësuar nervat në tërësi dhe duke ulur ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror. Lëvorja e shelgut përmban një heterozid salicilinë, i cili qetëson dhimbjen e kokës. Mentja (mentoli) përmban substanca tanike të hidhura, të cilat qetësojnë dhimbjen e kokës dhe marrjen e mendve. Sumbullbari, në sajë të esencës dhe lupolonit që përmban, ka veti të qetësojë sistemin nervor qendror, lehtëson tensionin nervor si dhe lufton pagjumësinë. Gjethja e sherebelës, vepron si një rregullator i mirë i qarkullimit të gjakut, ndihmon në trazirat nervore dhe në të marrët e mendve. Bari i bletës vepron kundër dhimbjes së kokës me origjinë nervore. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 90gr
  • Kategoria e produktit: Çaj mjeksor
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC X 90 g
  • Përbërja: Përmban: lule kamomili, lule sumbullbari, lëvore shelgu, gjethe menteje të egër, fletë sherebele, ba
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Çaj bimor qetësues për dhimbjen e kokës 90 g
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved