Çaj bimor për trajtimin e kolitit 90 g

Në stok
Kodi
900074
€2.63
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Çaj bimor, me një formulë që përmban borzilok, kopër, koriandër, kamomil, njëmijëfletësh, lëvore drunakuqi, bar majasëlli, trëndafil dhe lule shtogu, të cilat ndihmojnë në trajtimin e kolitit. Borziloku, në sajë të esencës e të tanineve që përmban, përmirëson aktivitetin e stomakut, pakëson gazrat në zorrë dhe ndihmon në uljen e dhimbjeve të kolitit. Koperi dhe koriandëri nxisin funksionet e zorrëve dhe sekretimin e lëngjeve të stomakut. Kamomili dhe njëmijëfletëshi plotësojnë efektin kalagog të të gjithë përzierjes dhe japin efekt kundër mahisjes së rrugëve biliare. Drunakuqi dhe bari i majasëllit, me efekt diuretik dhe laksativ, pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë e zezë nga lëndët e dëmshme dhe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kolitit. Trëndafili dhe lulja e shtogut, në sajë të vitaminave C, B, A dhe P që përmbajnë, zgjerojnë enët e gjakut, ulin kapsllëkun, si dhe nxisin dhe rigjenerojnë indet e dëmtuara të mëlçisë. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 90gr
  • Kategoria e produktit: Çaj mjeksor
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC X 90 g
  • Përbërja: Përmban: borzilok, kopër, koriandër, kamomil, njëmijëfletësh, lëvore drunakuqi, bar majasëlli, trënd
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Çaj bimor për trajtimin e kolitit 90 g
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved