Çaj bimor, me një përzierje bimësh të ndryshme mjekësore, që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak dhe veprojnë tek gjendrat në tërësi. Qerbashi mjekësor ka veti hipoglicemuese në sajë të alkaloidit galeginë (derivat i guanidinës) që gjendet në farat e bimës. Gjethet e hithrës dhe boronicës europiane janë efektive në trajtimin e diabetit (vërtetuar eksperimentalisht). Lëvoret e fasules, në sajë të kripërave minerale dhe të aminoacideve në përmbajtjen e tyre, krahas veprimit anti-diabetik, i japin çajit edhe veti diuretike, të cilat përforcohen nga prania e rrënjës së qumështores, që nxit funksionimin e gjendrës së tëmthit. Rrënja e gramit përmban triticinë, që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak. Kjo përzjerje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit.