Çaj bimor dietik, me një përzierje bimore natyrale, që ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe jashtëqitjes. Mustaqet e misrit, frutat e dëllinjës së zezë dhe rrënja e gjuhënuses shtojnë diurezën, ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet, ndikojnë në largimin e celulitit dhe stimulojnë rënien në peshë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës, në sajë të antrakioneve (të cilat kanë veti laksative), nxisin funksionimin e tëmthit duke përmirësuar kështu funksionet e mëlçisë. Lulet e njëmijëfletëshit qetësojnë ngërçet që japin kriza në mëlçinë e zezë, si edhe nxisin funksionimin e tëmthit. Lulja e murrizit dhe ajo e shtogut ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e zemrës dhe të stomakut.
Specifikime teknike
Paketimi: 100gr
Kategoria e produktit: Çaj mjeksor
Forma farmaceutike/Paketimi: PC X 100 g
Përbërja: Përmban: dëllinjë të zezë, lule njëmijëfletëshi, lule murrizi, lule shtogu, rrënjë gjuhënuseje, must