Kjo barbekju me gaz me 3 djegës është zgjidhja ideale për ata që duan të gatuajnë si profesionistë, me shpejtësi dhe komoditet maksimal. Dizajni i saj modern, prakticiteti dhe performanca e lartë e bëjnë perfekte për gatime në oborr, tarracë apo ambiente profesionale të hapura. Me tre djegës inox, secili me fuqi 2.8 kW (fuqi totale 8.4 kW), barbekju siguron shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë, duke garantuar pjekje të plotë dhe uniforme të mishit, perimeve apo peshkut. Ka sipërfaqe gatimi 51.5x33.5 cm me grilë çeliku të emaluar që ruan nxehtësinë dhe nuk ngjit ushqimin. Gjithashtu, rafti ngrohës inox e mban ushqimin të ngrohtë deri në servirje.Prej material çeliku me veshje rezistente ndaj temperaturave të larta, duke garantuar jetëgjatësi edhe në përdorim intensiv. Termometri inox i integruar ju mundëson të kontrolloni temperaturën në çdo moment pa hapur kapakun. Sistemi i ndezjes është automatik “push and turn”, për ndezje të menjëhershme dhe të sigurt. Ka tabaka vaji galvanizuar që hiqet lehtë nga pjesa e pasme për një pastrim të shpejtë dhe higjienik. Ka dy tavolina anësore me nga 3 varëse secila, të përshtatshme për veglat e barbekjusë. Poshtë ka rafte metalike për organizimin e aksesorëve dhe përbërësve. Pajisur me dy rrota plastike për lëvizje të lehtë dhe të shpejtë.