Barbekju me gaz, 2 burner, celik, 96x50x100 cm, e zezë, 1 copë

Në stok
Kodi
7814587
Special Price €198.45 Ishte €246.65
Ju kurseni 20% ose €48.20
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Kjo barbekju me gaz me 2 djegës është zgjidhja ideale për gatime të shpejta, të shijshme dhe profesionale në oborrin tuaj. Me një dizajn kompakt, praktike dhe elegante, ajo ofron performancë të lartë dhe komoditet maksimal për çdo gatim. Me dy djegës inox prej 2.8 kW secili (fuqi totale 5.6 kW), kjo barbekju siguron shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë për gatime të shijshme, duke garantuar pjekje të plotë dhe të shëndetshme për mish, peshk apo perime. Ka një sipërfaqe gatimi 41.5x33.5 cm me grilë çeliku të emaluar që ruan nxehtësinë dhe nuk ngjit ushqimin. Gjithashtu, ka një raft ngrohës inox për të mbajtur ushqimet të ngrohta deri në servirje. Kapaku dhe struktura janë prej çeliku të veshur me bojë rezistente ndaj temperaturave të larta, duke garantuar jetëgjatësi dhe rezistencë ndaj kushteve të jashtme. Ka termometër inox të integruar për monitorimin e temperaturës pa hapur kapakun. Sistemi i ndezjes është automatik “push and turn” për ndezje të menjëhershme dhe të sigurt. Përfshin tabaka vaji të galvanizuar që hiqet lehtësisht nga mbrapa, duke e bërë pastrimin të shpejtë dhe higjienik. Ka dy tavolina anësore me nga 3 varëse secila, të përshtatshme për aksesorët e barbekjusë. Poshtë ka rafte metalike për vendosjen e aksesorëve, ndërsa lëvizja bëhet me lehtësi falë dy rrotave plastike.
Specifikime teknike
  • Fuqia: 5.6 kW total
  • Lënda djegëse: Gaz
  • Me rrota : Po
  • Ndezja: push and turn
  • Nevojitet montim: Po
  • Ngjyra: E zezë
  • Paketimi: 1 copë
  • Përmasat: 96x50x100 cm
  • Përmasat e zonës së pjekjes: 41.5x33.5 cm
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Barbekju me gaz, 2 burner, celik, 96x50x100 cm, e zezë, 1 copë
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved