Të ndjekë proçesin e rekrutimit dhe planifikimin e vazhdimësisë duke synuar përmbushjen me sukses të objektivave të paracaktuara.
Detyrat
Përgjegjës për proçesin e rekrutimit dhe të integrimit të personelit të ri, duke përfshirë planifikimin e fuqisë punëtore, përgatitja e ofertës për punë, dhe integrimi i punonjësve.
Merr pjesë dhe përfaqëson kompaninë në panaire pune apo në evente të tjera që lidhen me HR.
Propozon ide të reja për të përmirësuar proçeset e Burimeve Njerezore.
Ndihmon në proçesin e identifikimit të pozitave kyçe brenda kompanisë.
Krijon profilet dhe kriteret e nevojshme që duhen përmbushur për zëvendësuesit potencialë.
Identifikon zëvendësuesit potencialë të brendshëm dhe të jashtëm.
Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerezore.
Kualifikimet:
Edukimi:Diplomë Universitare. Eksperiencë pune: Të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme.
Aftësite:
Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
Aftësi për të menduar në mënyrë proaktive.
Aftësia për të ruajtuar informacionin konfidencial.
Ndjenjë përgjegjësie.
Aftësi për të punuar në ngarkesë.
Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizacionale.