Operatorë të shitjeve dhe shërbimit të klientit online
Code: ONLINESALE05
Përshkrimi:
Qëllimi i Pozicionit: Siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve online, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
Detyrat:
Mirëpret dhe ndjek çdo kërkesë dhe komunikim nëpërmjet internetit, livechat ose telefonit. Siguron që klientët e kuptojnë se me kë po komunikojnë në livechat ose telefon në çdo moment që kalojnë duke komunikuar me operatorin e E-Shop.
Dëgjon me vëmendje maksimale kërkesen e klientit dhe sigurohet që e ka kuptuar nevojën e tij, jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara në faqen e dyqanit online apo njoftimet e bëra në rrjetet sociale, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe ofertat promocionale. U përgjigjet me dedikim pyetjeve dhe kërkesave dhe vlerëson nevojat e klientëve.
Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin e blerjeve online dhe raporton për çdo problem që konstatohet tek Menaxheri apo departamenti përgjegjës.
Jep udhëzime mbi regjistrimin e klientit, kartën e klientit, tarifat e transportit, mënyrat e pagesave dhe shpjegon me interes çdo shërbim tjetër që mund të kërkojë klienti.
U përgjigjet të gjitha thirrjeve telefonike në mënyrë profesionale në përputhje me standardet Megatek dhe sigurohet që të gjitha kërkesat të marin përgjigje në kohë reale.
Mban informacion të detajuar për çdo telefonatë dhe llojin e asistencës që klientet kërkojnë në telefon.
Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve. Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
Siguron informacion mbi kërkesat apo ankesat e ndryshme nga klientët të cilat i raporton me shkrim çdo ditë tek Departamenti i ankesave.
Konfirmon në çdo rast porositë e klientëve në E-shop dhe është në dijeni të të gjitha reklamave dhe promocioneve të produkteve të Megatek.
Kualifikimet:
Edukimi: Diplomë Universitare.
Eksperiencë pune: Preferohet 1-2 vit në pozicion të njëjtë.
Aftësitë:
Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të rrjeteve sociale.
Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit me shkrim në shqip dhe anglisht.